Kristina Gashi Bytyçi paraqet punën katër vjeçare të kuvendit komunal të Ferizajt

Ferizaj

Kristina Gashi Bytyçi paraqet punën katër vjeçare të kuvendit komunal të Ferizajt

Nga: F.M Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:17
Kristina Gashi Bytyçi

Kryesuesja e deritashme e kuvendit komunal të Ferizaj, zonja Kristina Gashi Bytyçi, përmes një konference për media ka paraqitur përmbledhjen e punës për katër vite qeverisje me qëllim informimin e drejtë nga institucioni karshi qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe grupeve tjera të interesit, për funksionimin e Kuvendit të Komunës konform mandatit të përcaktuar ligjor. Kryesuesja Gashi Bytyçi shprehu përshkushtimin e saj se "për këto katër vite në udhëheqjen time në Kuvend të Komunës jam munduar që të kemi katër vite transparencë në punë e mbi të gjitha ndershmëri dhe ja dolëm." Nuk harroi të falenderoj eshe partitë e ndryshme të cilat "pa lëshime të seancave, edhe pse ishin përfaqësues të partive të ndryshme politike, qëndruan korrekt për atë që ishin të përzgjedhur."

Kryesuaja njoftoi ndër të tjera "Kuvendi i Komunës së Ferizajt për këto katër vite ka miratuar 282 vendime prej tyre 13 rregullore, 3 Statute, 3 Strategji dhe Plane të Veprimit.

 Vendimet të cilat janë miratuar në Kuvend të Komunës, çdo herë kanë pas për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duke i perkrahur si në aspektin e projekteve madhore që kanë lënë gjurmë në historinë e Ferizajt, ashtu edhe në atë të mbështetjes financiare duke krijuar lehtësira për kategoritë e veçanta, e gjithashtu për menagjimin e pandemisë së Covid 19."Duke vazhdur të radhiste vendimet kryesore gjatë mandatit katër vjeqar e të cilat janë:

-Vendimi për Ndarjen e parcelës për Spitalin Rajonal,

-Vendimi për Ndarjen e parcelës për Varrezat e Qytetit,

-Vendimi për Emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike,

-Vendimi për Themelimin e Muzeut të Kujtesës, e shumë të tjera!

Poashtu, miratimi i Deklaratës për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuvend të Komunës së Ferizajt, është gjurma më e fuqishme dhe na kujton sakrificat e panumërta dhe gjakun e derdhur për Liri.".

Për fund kryesuesja Gashi Bytyçi tha se "Ndihem e nderuar dhe e priviligjuar që kryesova Kuvendin e Komunës këto katër vite!

Shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë nder për mua". Me kaq e mbylli fjalën e saj kryesuja e dèitashme e kuvendit komunal Kristina Gashi Bytyçi. Kujtojmë se zonja Gashi Bytyçi ka qene gjithnjë e gasthme për bashkëpunim me gazetën "Bota Sot" për të cilën gjë e falenderojmë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat