Ferizaji bëhet për herë të parë me Mamograf

Ferizaj

Ferizaji bëhet për herë të parë me Mamograf

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:44
Mamograf

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, SHSKUK ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.

Sipas këtij Shërbimi, ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.

“ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Furnizimi është mundësuar nga  huamarrja  e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të  projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë”, thuhet nga ShSKUK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat