Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt

Ferizaj

Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Agim Aliu

Agim Aliu, është betuar si kryetar i Ferizajt për herën e tretë.

Pas betimit Aliu ka shprehur falënderimin për qytetarët e Ferizajt për besimin e dhënë.

Ai ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal të tij në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

“Të pakompromis e në luftë me të keqen që ka gjetur fundin me ne, mund ta bëjmë meritueshëm Ferizajn ashtu siç thotë zemra e mendja e çdo ferizajasi, ashtu siç shihet në sytë e kujtimet e gjeneratave që hodhën themelet e tij”.

“Ashtu siç një fëmijë që po rritet plot gëzim, ashtu siç të rinjtë, të moshuarit, bashkëvendasit e çdo profesioni duan ta shohin, për veten, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen, për fëmijët e familjet e tyre. E gjithë kjo, për 4 vitet që shkuan, nuk ishte vetëm një detyrë, byrokraci e zakonshme, administrim i përditshëm që lehtë mund të kishte vënë në letargji, shpresat e dëshirat për ndryshim në Ferizaj”.

“Të jesh Kryetar Komune, të jesh i zgjedhuri mes të tjerëve nga bashkëqytetarët, nuk ka të krahasur me asnjë nder si individ, por njëkohshëm, nuk krahasohet fare me asnjë përgjegjësi tjetër, përgjegjësia që merr mbi supe, por që gjithnjë është më e lehtë, kur sa çel derën e zyrës, parim ke ndershmërinë e punën avokat të saj”.

“Natyrshëm, i vetëdijshëm plotësisht e energjiplotë, zgjodhëm të dalim para zgjedhësve faqebardhë, me punën tonë dëshmitare, me transformimin rrënjësor që sytë e të gjithëve panë, me guximin që të bëjmë përpara për Ferizajn, me dashurinë e pasionin e zjarrtë, t’i lëmë brezave që do të vijnë, vepra që do t’i bënin krenarë, me shembullin sesi ndershëm, me moral të lartë, pa frikë nga askush e asgjë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat