Qytetari nga Ferizaj gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

Ferizaj

Qytetari nga Ferizaj gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Portofoli me para

Dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë  1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat