UShAF hap konkurs për pranimin e studentëve në nivelin bachelor dhe master

Ferizaj

UShAF hap konkurs për pranimin e studentëve në nivelin bachelor dhe master

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur sot konkurs për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2022/23.

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 440 studentë të rregullt, prej të cilëve 53 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria, si dhe 7 nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;

2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

3. Informatika e Aplikuar;

4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;

5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;

6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

7. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 100 studentë të rregullt, prej të cilëve 12 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;

2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 12.07.2022 deri më 19.07.2022 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 12.07.2022 deri më datën 19.07.2022 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat