Ferizaji ndan buxhet prej 5 milionë euro për turizëm

Ferizaj

Ferizaji ndan buxhet prej 5 milionë euro për turizëm

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Ndërkohë, pozitë e opozitë edhe në komunën e Ferizaj kanë mospajtime rreth projekteve qeverisëse të cilat do të reflektojnë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Derisa komuna ka nisur dëgjimet publike me qytetarë, opozita thotë se nuk ka interesim të qytetarëve, pasi sipas saj, kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga qeverisja.

Trajtimi i ujerave të zeza, ujësjellësi e asfaltimi i rrugicave, janë vetëm disa nga kërkesat që po i adresojnë qytetarët ferizajas, në dëgjimet publike për hartimin e projekt-buxhetit për vitit 2023-2025.

 Është bërë e ditur se për vitin 2023 buxheti i Komunës së Ferizajt, kap shumën prej 38 milion euro, mjete këto që ndahen në kategori të ndryshme buxhetore.

“Buxheti që është i paraparë për Komunën e Ferizajt prej 38 milion euro, diku 12 milion euro shkojnë për investime kapitale, 7.5 për mallra dhe shërbime si dhe 1.2 për subvencione. Para për tu shpenzuar për investime janë diku 20 milion euro, dhe këto do të shpenzohen prej kërkesave të qytetarëve, por edhe të projekteve të parapara më herët”.

 Nga ana tjetër opozita, ka thënë se këto takime janë shumë të rëndësishme, por që për ta është shqetësuese interesimi i vogël i qytetarëve dhe mospjesëmarrja e kryetari të  komunës së Ferizajt Agim Aliu, në  këto takime.

“Mirëpo kjo shihet një injorance e kryetarit Aliu, por t’i takuar qytetarë siç ka premtuar ai vet, që do të jem në bashkëpunim me qytetarët për të gjitha projektet, mirëpo kjo nuk shihet nga ana e ekzekutivit komunal dhe nga ana e kryetarit Aliu. Dhe shihet po ashtu pjesëmarrja minimale e qytetare vepër arsye se interesi i qytetarëve është duke humbur cdo ditë për arsye se projektet e tyre konkretisht nuk janë duke u marr parasysh nga ekzekutivi komunal”, tha Brahim Osmani – asamblist i LVV.

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se ai ka kompetenca të plota të përfaqësimi.

“E para pozita e nënkryetarit ka kompetenca të plota në mungesë të kryetarit, në cdo takim të cilin nuk merr pjesë kryetari atëherë merr pjesë nënkryetari dhe kjo është e rregulluar me ligj. Ndërsa prezenca e qytetarëve në këto takime është mungesa e asaj që nuk kanë kërkesa, sepse shumica e projekteve nëpër të gjitha fshatrat janë përfunduar, përveç në disa fshatra që u pa edhe ne debate aty ku ka ngec, ka pjesëmarrje më masive”, ka potencuar Aliu.

Pas hartimit të projekt-buxhetit i mbetet Kuvendit të Komunës së Ferizajt ta miratojë këtë dokument shumë të rëndësishëm për ferizajasit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat