Visar Azemi zgjidhet Kryetar i Degës së LDK në Ferizaj

Ferizaj

Visar Azemi zgjidhet Kryetar i Degës së LDK në Ferizaj

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:01
Visar Azemi dhe Lumir Abdixhiku

Sot, dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku Visar Azemi është zgjedhur kryetar i degës. Azemi, është anëtarësua në parti në javët e fundit,

LDK, nëpërmjet një njoftimi, ka deklaruar se anëtarësimi i Azemit është pritur mirë në strukturat e partisë në Ferizajt. 

“Z.Azemi, i cili së fundi i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës u prit jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj dhe kjo në fund u kurorëzua me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në fjalimin që e ka mbajtur në mesin e shumë delegatëve, bashkëpunëtorëve, dhe aktivistëve të LDK-së në Ferizaj, Azemi ka theksuar se angazhimi i tij për zhvillim në këtë komunë dhe Kosovë është i përhershëm. 

Ndërsa, kryetari Lumir Abdixhiku anëtarësimin e Azemit në parti e ka konsideruar vlerë për LDK-në.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, citohet të ketë thënë Abdixhiku për Azemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat