Arrestohet sekretari i një shkolle në Ferizaj: I mori 1 mijë e 200 euro duke premtuar diplomë për një nxënës

Ferizaj

Arrestohet sekretari i një shkolle në Ferizaj: I mori 1 mijë e 200 euro duke premtuar diplomë për një nxënës

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:51
Ilustrim

Një sekretar i një shkolle të mesme në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se ka marrë 1 mijë e 200 euro ryshfet duke premtuar se do t’ia jap diplomën një nxënësi në programin “Mësimi i përshpejtuar”,

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200)Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diploma të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar”.

Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat