Shkolla “Astrit Bytyçi” nga Ferizaj model për shkolla tjera, zë vendin e tretë në nivel të Kosovës në filmin e shkurtër

Ferizaj

Shkolla “Astrit Bytyçi” nga Ferizaj model për shkolla tjera, zë vendin e tretë në nivel të Kosovës në filmin e shkurtër

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 maj 2023 Në ora: 18:15
Foto nga vendngjarja

Gjatë ditës së sotme, shkolla fillore e mesme e ulët “Astrit Bytyçi" Ferizaj u rendit në vendin e tretë në nivel vendi me filmin e shkurtër të realizuar nga nxënësit e shkollës, kjo gjë u bë e mundur fal mbështetjës së parezervë të DKA-së dhe mentoreve të projektit një vjeçar, Sueda Jusufi dhe Sinavere Fetahu.

Projekti “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” u realizuar nga KEC dhe Dokufest me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe kishte për qëllim promovimin e edukimit medial dhe digjital në arsim si dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit XXI.

Ky projekt një vjeçar u realizua nëpër shumë faza, ku nxënësit e klubit medial bashkë me mentorët realizuan disa trajnime dhe prezantime për përdorimin e drejtë të internetit, si dhe me arsimtarin e artit Lulzim Asllani arritën të rregullojnë klasën mediale dhe këndin medial, të cilat do t'i shërbejnë shkollës për shumë aktivitete të tjera. Duket se SHFMU “ Astrit Bytyçi” ka pësuar tranformin që nga ardhja e u.d drejtoreshës Kristina Gashi Bytyçi, e cila e ka shëndrruar shkollën në institucion nga ku sukseset nuk mungojnë.

Të kujtojmë se gjatë javës së kaluar pikërisht kjo shkollë përfaqësojë Ferizajin në nivel mbarkombëtar më rastin e festës së Abetarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat