Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj

Ferizaj

Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 21:38
Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj

Në Ferizaj është përuar nënkalimi i ri pranë Stacionit Policor, i cili tashmë është në funksion për qarkullimin e automjeteve.

Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Ferizajt, synon të lehtësojë qarkullimin urban, të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të parandalojë krijimin e kolonave të automjeteve në këtë zonë të frekuentuar.

Ceremonia e përurimit është mbajtur në kuadër të shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo simbolizon edhe lidhjet miqësore mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat