Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt: Tregu i qytetit në gjendje të mjerushme, kemi vizion për ta transformuar

Ferizaj

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt: Tregu i qytetit në gjendje të mjerushme, kemi vizion për ta transformuar

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 15:31
Visar Azemi

Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të Ferizajt ka publikuar në Facebook një video nga tregu i qytetit.

Ai tha se ka “vizion të qartë” për ta transformuar atë hapësirë, që tani e përshkruan si “të mjerueshme”.

“Tregu i qytetit të Ferizajit, sot, fatkeqësisht është krejtësisht i lënë pas dore – një hapësirë në gjendje të mjerueshme”, shkruan Azemi.

“Ne kemi një vizion të qartë: ta rikthejmë këtë treg te qytetarët, te tregtarët e zejtarët tanë – dhe ta shndërrojmë në një hapësirë të gjallë, të pastër, ku njerëzit jo vetëm blejnë, por edhe qëndrojnë, shoqërohen dhe e ndjejnë veten mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat