Policia Rajonale e Ferizajt, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.
"Si rezultat, janë shqiptuar 297 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar 8 shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa motoçikleta për mungesë të dokumentacionit", thuhet në njoftim.
Sipas policisë gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 5 aksidente trafiku:
3 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona;
2 me dëme materiale.
Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.