Kryetari i Ferizajt: LDK po derdh lot krokodili - Bota Sot
Kryetari i Ferizajt: LDK po derdh lot krokodili

Ferizaj

Kryetari i Ferizajt: LDK po derdh lot krokodili

Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:09
Ilustrim: LDK

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, i cili ka akuzuar atë rreth kyçjes së autostradës së Ferizajt në drejtim të rrugës “Driton Islami”.

Në reagimin e tij, Aliu ka thënë se politikën e sheh si mundësi që komunikimin me publikun ta bëjë përmes argumenteve, fakteve dhe të vërtetave. Madje ai ka shtuar se zgjedhjet e balotazhit me 19 nëntor të vitit të kaluar, kanë dëshmuar se ka marrë fund propaganda.

Gjatë një paraqitjeje publike, Aliu ka treguar edhe aspekte që lidhen me të vërtetën rreth kyçjes në autostradë tek zona industriale, duke e bërë përgjegjës ish-ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Kryetari i Ferizajt ka thënë se Zharku nuk e ka pasur fuqinë që ta bindë kolegun e tij, Avdullah Hoti, i cili ishte ministër i Financave për të ndarë fonde për këtë projekte me rëndësi për komunën që drejton.

“Para qytetarëve duhet ta paraqesim të vërtetën. E vërteta sa i përket autostradës duhet të jetë diçka tjetër. Në fakt së pari amandamentuesi i kësaj kërkese është dashur ta realizoj këtë, sepse ka qenë vetë ministër dhe përgjegjës për autostradën dhe nuk e ka bërë këtë. Çështja tjetër është se ne deputetet e Republikës së Kosovës nga komuna e Ferizajt, të të gjitha subjekteve politike pa përjashtim e kemi nënshkruar kërkesën që Ferizaj të ketë kyçje në autostradë përmes rrugës ‘Driton Islami’. Madje kjo kërkesë është miratuar edhe nga Komisioni Ndërministror por fatkeqësia e miratimit të kësaj kërkese në këtë komision. Ministri i atëhershëm i Financave, Avdullah Hoti, nuk ka ndarë asnjë cent sa i përket qasjes në autostradën ‘Arbër Xhaferi’”, ka thënë Aliu, duke shtuar se kjo është e vërteta për të cilën qytetarët e Ferizajt duhet ta dinë.

Aliu ka bërë me dije se do të bëjë përpjekjen e duhur që Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës ta vënë në funksion pikërisht kërkesën që është bërë nga deputetët e të gjitha partive politike në legjislaturën e pestë të Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test