Formohet Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj - Bota Sot
Formohet Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Ferizaj

Formohet Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:02
Ferizaj

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, ku u diskutua për hapat e parë që do të ndërmerren lidhur me funksionalizimin e saj si dhe platformën e punës së këtij institucioni.

Komuna përmes një kumtese ka njoftuar se me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, ditë më parë është emëruar Bordi Ekzekutiv i këtij institucioni në këtë përbërje:

1. Alban Bytyqi – Përfaqësues i komunitetit të biznesit – Kryesues i Bordit Ekzekutiv;

2. Lulzim Aliu – Përfaqësues nga Komuna e Ferizajt;

3. Bujar Cakolli – Përfaqësues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – i caktuar nga ministria përkatëse;

4. Flamur Salihu – Përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;

5. Shqipërim Lubishtani – Përfaqësues nga shoqëria civile.

Bordi Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për detyrë të bëj përzgjedhjen e menaxhmentit të qendrës, të përgatisin referencat për kompanitë menaxhuese si dhe hartimin e planit investiv të objektit dhe të pajisjeve për funksionalizimin e Qendrës Inovative.

Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është një projekt i rëndësisë së veçantë dhe që po realizohet për herë të parë në Ferizaj, synimet e së cilës janë të përgatis të rinjtë në fushën e teknologjisë, nxitjen e bizneseve të reja si dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme me impakt direkt social.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test