Shoqëria civile kritikon kuvendarët e Lipjanit: S’ka mëditje, s’ka pjesëmarrje - Bota Sot
Shoqëria civile kritikon kuvendarët e Lipjanit: S’ka mëditje, s’ka pjesëmarrje

Ferizaj

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Shoqëria civile kritikon kuvendarët e Lipjanit: S’ka mëditje, s’ka pjesëmarrje

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 07:29
Kuvendi Komunal i Lipjanit

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kuvendarëve të Komunës së Lipjanit, “për mos përgjegjësinë e tyre ndaj qytetarëve, si përfaqësues të interesave të tyre”.

Këtu përmendet se Kuvendi Komunal i Lipjanit nuk ka formuar asnjë komitet konsultativ, në legjislaturën 2017/2021.

“Roli i kuvendareve është që t’i dëgjojnë hallet dhe problemet e qytetareve si të zgjedhurit e tyre dhe këto probleme t’i transmetojnë tek institucionet lokale apo qendrore për ti zgjidhur ato. Kuvendarët duhen të jenë aktiv, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës ndaj elektoratit të tyre dhe pozitën e tyre duhet ta shohin si detyrë të shenjët dhe me përgjegjësi, e jo si një vend pune! Ata duhen të jenë aktiv gjatë gjithë muajit, e jo vetëm një ditë në muaj dhe atë vetëm kur ka ndonjë seancë plenare të Kuvendit. Në legjislaturën 2017/2021 Kuvendi Komunal i Lipjanit nuk ka formuar asnjë komitet jo obligativ apo konsultative, me arsyetim  të mos zgjidhjes së problemit me pagesa të anëtareve të këtyre komiteteve jo obligative gjatë legjislaturës së kaluar. Andaj, në këtë legjislaturë kuvendarët lipjanas kanë vendosur që të kenë vetëm dy komitete obligative, ai për Politikë dhe Financa dhe ai për komunitete,& nbsp; pasi që e kanë problemin e zgjidhur me pagesën e mëditje për anëtarët e tyre”, thuhet në një pjesë të kumtesës.

Tutje, kuvendarët e Lipjanit sipas kësaj organizate nuk kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e aktiviteteve të tjera, përveç pjesëmarrjes në seanca.

“Kuvendarët lipjanas përveç pjesëmarrjes nëpër seanca plenare, nuk kanë shprehur interesim të marrin pjesë edhe në aktivitete tjera, si që janë debatet me qytetarë, dëgjimet buxhetore të organizuara nga ekzekutivi apo edhe nga shoqëria civile. Në katërmbëdhjetë  Dëgjime buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019/2021 të organizuara nga ekzekutivi i komunës së Lipjanit thuajse nuk ka marrë pjesë askush nga kuvendaret. Po ashtu Dëgjimi Buxhetor i organizuar me datën 29 Gusht 2018, i cili ishte paraparë ekskluzivisht vetëm  për kuvendarët dhe përfaqësuesit e komiteteve obligative për të diskutuar për planifikimet buxhetore të komunës,  dështon për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre. Veprimet e tyre janë joserioze, me mos përgjegjësi dhe jo llogaridhënës ndaj qytetarëve dhe njëherit zgjedhësit duhen të vetëdijesohen dhe ti përdorin mekanizmat ndëshkues në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test