Mbyllen edhe 6 bastore në Ferizaj - Bota Sot
Mbyllen edhe 6 bastore në Ferizaj

Ferizaj

E premte, 16 nëntor 2018

Mbyllen edhe 6 bastore në Ferizaj

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:24
Ilustrim

Një aksion i ndërmarr këtë fundjavë nga inspektorati komunal në Ferizaj dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, me përbërje edhe nga inspektorët e tregut, sanitar dhe zyrtarë nga drejtoria e financave ka rezultuar me mbylljen e 6 pikave të basteve brenda qendrës së qytetit, biznese këto që operonin pa kushtet e nevojshme sanitare, pa dokumentacion biznesor dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjeve në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

Kështu thuhet në një komunikatë të komunës së Ferizajt, ku theksohet se shumica prej tyre nuk posedojnë fare as certifikatën biznesore dhe as kushtet minimalo-teknike për zhvillimin e veprimtarisë.

“Qeverisja e re e drejtuar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka sjell një qasje të re institucionale me qëllim mbrojtjen e mirëqenies qytetare dhe largimin e të rinjve nga veset që dëmtojnë ekonominë familjare dhe janë burim i kriminalitetit. I tillë është edhe projeksioni operacional që po zhvillohet tash e gati një vit nga Inspektorati Komunal për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit, përkatësisht kazinove dhe bastoreve në Ferizaj. Mbyllja e këtyre lokale është procesuar me hapjen e procedurës pranë organeve të drejtësisë dhe si i tillë ky aksion disa mujor ka ulur drastikisht numrin e bizneseve të tilla që kanë operuar në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal tha se janë të vendosur bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për zero tolerancë ndaj bizneseve të tilla që çdo ditë favorizojnë informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.

Ferizaj është komunë kampione në rang kombëtar për kontrollin e zhvillimit të kësaj veprimtarie. Deri më tani Inspektorati Komunal ka mbyllur mbi 20 pika bastesh dhe kazino, duke arritur që edhe të arkëtoj nga borxhet e tyre ndaj komunës mbi 500,000 euro, fonde që do të përdoren për investime në dobi të shëndetit publik e mirëqenies qytetare. Madje, qeverisja e re ka gati dokumentin themelor të inkasimit të taksave, ngarkesave dhe tarifave ku parashihet rritje e kostos për operimin e këtyre bizneseve në Ferizaj si masë efikase për kujdesin ndaj ekonomisë familjare të ferizajasve.

Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët që të denoncojnë tek Inspektorati Komunal dhe organet tjera, rastet kur hasin në veprimtari të dyshimtë të këtij lloj biznesi afër lokaliteteve ku ata banojnë në mënyrë që të ndërmerren masat konform legjislacionit në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test