Tmerri mes flakëve

Formula 1

Tmerri mes flakëve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Tmerri mes flakëve

Njëzet sekonda të pafund për Romain Grosjean brenda kabinës së tij të rrethuar nga flakët. Francezi i skuderisë Haas ka komentuar incidentin e frikshëm.

“Rreth meje fillova të shihja vetëm ngjyrën portokalli të flakëve dhe m’u kujtua aksidenti i Niki Laudës. Duhet të largohesha prej andej për fëmijët e mi”, tha fillimisht ai. Tetë sekonda iu deshën që të largohej nga makina e ndarë në gjysmë pas përplasjes.

“Kanë kaluar 28 sekonda, por mua m’u duk shumë më gjatë.

Kjo, edhe për faktin se u përpoqa tri herë të dilja nga kabina. Jam pa dyshim i lumtur që jam gjallë pas një aksidenti si ky. Më shumë se një mrekulli, u bënë bashkë rrethanat e duhura.

Për mua ishte sikur të rilindja të dielën. Aksident që do të më shënojë gjithë jetën. Unë kurrë nuk do ta kisha thënë këtë në rrethana të tjera, por tani e them që do të isha i lumtur të kaloja vijën e finishit në pozicionin e njëzetë”, ka deklaruar Grosjean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat