Binotto: Leclerc është rritur shumë

Formula 1

Binotto: Leclerc është rritur shumë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Binotto: Leclerc është rritur shumë

Ferrari po shkon drejt mbylljes së një tjetër sezoni zhgënjyes, megjithatë edhe viti i ardhshëm nuk pritet të jetë shumë i mirë për “njëvendëshen” italiane, të paktën sipas asaj që deklaron shefi i skuadrës Mattia Binotto.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, 51-vjeçari ka folur për planet për sezonin e ri, performancën e Charlse Leclerc, por edhe pilotin që do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ri në vendin e Sebastian Vettel, Carlos Perez.

Sezoni i ri – Presim një skuadër të përmirësuar ndjeshëm, por nuk e di deri ku mund të shkojmë, pasi duhet parë edhe ecuria e rivalëve. Këtë sezon disa skuadra treguan avantazhe që është e vështirë të rikuperohen brenda një viti, ndaj do të shohim ku do jemi.

Leclerc – Charles është një pilot shumë i zoti, i shpejtë dhe i talentuar. Këtë sezon ka mbështetur skuadrën si një lider i vërtetë dhe është rritur shumë si pilot. Ka qenë një vit i vështirtë për të gjithë, por tani është gati të përballojë sfida të reja.

Sainz – E kemi zgjedhur, pasi tani Carlos është një pilot i kompletuar, ka përmirësuar edhe kualifikueset, që ishin pika e tij e dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat