Formula 1 në kaos

Formula 1

Formula 1 në kaos

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:16
Formula 1 në kaos

Kur duhen edhe 3 muaj që të nisë sezoni 2021 në Formula 1 kanë nisur dilemat e para në lidhje me zhvillimin normal të këtij botërori. Përveç garës së parë sezonale, që zhvillohet më 21 mars në Australi, në dyshim është vënë edhe gara e tretë, ajo që zhvillohet më 11 prill në Kinë.

Sipas mediave, koronavirus dhe masat që janë marrë nga Kina kanë vënë në dilemë këtë garë, e cila, ashtu sikurse vjet, mund të anullohet.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e organizatorëve të garës së Shanghai.

Ndërkohë, Formula 1 ka gati një “plan B” në rast se do të anullohet një apo dy gara. Bëhet fjalë për të ruajtur këto data dhe të organizohen dy gara në pistën e Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e dytë sezonale.

Një variant tjetër është zhvillimi i garave të anulluara në pistat e Imola (Itali) dhe Portimao (Portugali), ashtu sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar. Formula 1 është ende duke ndjekur situatën që do të paraqitet muajt e ardhshëm nga pandemia Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat