Debuton me Aston Martin

Formula 1

Debuton me Aston Martin

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:26
Debuton me Aston Martin

Pasi fitoi 4 tituj kampionë radhazi me Red Bull gjithëkush mendoi se piloti gjerman Sebastian Vettel shumë shpejt do të thyente edhe rekordin e idhullit të tij, Michael Schumacher. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi edhe pse ai garoi me Ferrarin, ku titulli i pestë kampion bote në Formula 1 mbeti një tabu për të dhe “kokëkuqen”.

Këtë sezon, Vettel do të garojë me Aston martin në Formula 1, një makinë me pak eksperiencë.

Megjithatë, piloti gjerman nuk heq dorë nga ëndrra e tij. “Pavarësisht moshës, mendoj se kam ende shumë kohë në dispozicion për të fituar titullin e pestë në Formula 1. Gjithsesi, gjithçka do të varet se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen”, tha Vettel.

Pra, nëse Aston Martin do t’i ofrojë një makinë fituese ai është gati të duelojë për fitoren. “Në Formula 1 është e rëndësishme që te kesh me vete makinën dhe skuadrën, që të mbështesin në çdo moment.

Vitet e fundit vetëm nëse garoje me Mercedes mund të fitoje titullin. Me Ferrarin nuk iu afruam asnjëherë titullit”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat