Ferrari është jashtë loje

Formula 1

Ferrari është jashtë loje

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:01
Ferrari është jashtë loje

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh se makina e Red Bull është rivalja e saj kryesore për titull këtë sezon, duke mos i konsideruar njëvendëshet e tjera si favorite. Wolff tha se McLaren apo Ferrari nuk kanë për të ndikuar në betejën për titull edhe këtë sezon.

“Bahrein nuk ka qenë kurrë një pistë e përshtatshme për Red Bull, por ata këtu u paraqitën mjaft mirë. Këtë vita ta e nisën mjaft mirë sezonin, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Ndaj, këto të dhëna e bëjnë Red Bull rivalen tonë më të fortë”, tha Toto Wolff.

“Ata janë mjeshtër në zhvillimin e makinës përgjatë sezonit, ndaj për ne nuk ka për të qenë një sezon i lehtë. Sfida e titullit do të vendoset nga detajet e vogla në çdo garë.

Ferrari, McLaren apo ndonjë makinë tjetër do ta kenë të vështirë të duelojnë me ne”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat