Hamilton: Edhe unë jam human

Formula 1

Hamilton: Edhe unë jam human

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:16
Hamilton: Edhe unë jam human

Lewis Hamilton u rendit i dyti në garën e Imola, pas Max Verstappen. Një rezultat që në pamje të parë duket normal, por kjo garë pati shumë të papritura për pilotin britanik të Mercedes.

Verstappen e parakaloi në kthesën e parë, një gjë që mund të ndodhë, por britaniku bëri një gabim në xhiron e 33-të, duke dalë jashtë piste dhe zbriti në vendin e 9-të. Ai dëmtoi turirin e makinës së tij, por fati këtë herë ishte me të.

Aksidenti mes Russell dhe Bottas bëri që të valëvitej flamuri i kuq, gara u ndal dhe Hamilton pati mundësi të rregullojë makinë dhe të rikuperojë  me rivalët. “Nëse nuk do të kishte qenë flamuri i kuq, vështirë se do të ngjitesha në podium”, tha Hamilton.

“Pasi dola jashtë piste humba shumë kohë, por fakti që gara u ndal më ndihmoi shumë, pasi diferencat me rivalët u anulluan.

Siç e patë edhe unë jam human e mund të gaboj. Nëse do të kisha humbur shumë pikë ndaj Max, do të kishte qenë e vështirë t’i rikuperoja”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat