Nuk dorëzohet

Formula 1

Nuk dorëzohet

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:31
Nuk dorëzohet

“Do të bëj maksimumin që të jem në pistë edhe vitin tjetër”. Është ky objektivi dhe premtimi që bën piloti italian Valentino Rossi, që garon në MotoGP me Yamaha Petronas. Ky sezon nuk ka nisur mirë për 9 herë kampionin e botës në garat e motoçiklizmit.

Rossi kërkon garanci e siguri për të ardhmen.

“Mendoj se me Yamaha dhe Petronas do të flasim gjatë verës, në mesin e sezonit, kur të jenë zhvilluar 9 garat e para. Atëherë do të kemi edhe një kuadër të përgjithshëm më të qartë”, tha Rossi.

“Për mua do të ishte një kënaqësi të jem në pistë edhe vitin tjetër, nëse do të kem mundësinë. duhet të presim rezultatet, nëse do të jem kompetitiv apo jo. Për momentin nuk premtoj asgjë”, u shpreh Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat