Pa shikues

Formula 1

Pa shikues

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:50
Pa shikues

Përmes një komunikate për mediat, organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, kanë bërë me dije se gara që do të zhvillohet më 6 qershor në Baku do të jetë pa tifozë.

Shkak është pandemia Covid-19 dhe në Azerbajxhan kanë frikë se prania e tifozëve mund të rritë numrin e të infektuarve, shkruan telesporti.

Sipas organizatorëve, është shumë herët të merret ky hap i madh, për të hapur dyert. “Momentalisht nuk jemi në gjendje të organizojmë këtë garë me publik, ndaj konfirmojmë se përgjatë 3 ditëve, 4-6 qershor, provat dhe garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura”, thanë organizatorët e garës së Baku.

Jo të gjitha garat e Formula 1 të zhvilluara deri më tani kanë hapur dyert për publikun. Dy garat e ardhshme, në Francë e Austri, pritet të kenë një numër të limituar tifozësh (respektivisht, 15 mijë e 3 mijë), por në rast se ata janë të vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat