I zhgënjyer

Formula 1

I zhgënjyer

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:28
I zhgënjyer

Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga ai aksident që i hoqi fitoren nga duart, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është ende i zhgënjyer nga ajo garë e zhvilluar në Baku.

“Zemra ime është ende e thyer pas atij zhgënjimi. Kjo është arsyeja që ndonjëherë e urrej këtë sport”, tha Verstappen.

“Jam ende i pari, por humba pikë të rëndësishme për renditje.

Nuk di se si ta shpjegoj atë që ndodhi. Makina ishte e shpejtë, “pit stop” shkoi për mrekulli, strategjia ishte ajo fituese. Por ja që ndodhin edhe të tilla gjëra.

Duhet të mos dorëzohemi dhe të punojmë fort deri në fund për titullin”, tha Verstappen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat