Fitoi zemrat e tifozëve

Formula 1

Fitoi zemrat e tifozëve

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:32
Fitoi zemrat e tifozëve

Të gjithë të apasionuarit pas Moto GP e kanë pasur padyshim idhull, Valentino Rossin, një nga garuesit më të dashur në këtë sport.

Piloti i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në Moto GP. I quajtur “doktori”, Rossi e ka konfirmuar vet lajmin për kanalin e njohur “ESPN”.

” Kam vendosur të tërhiqem në fund të sezonit. Fatkeqësisht ky do të jetë gjysmë-sezoni i fundit në jetën time.

Është vërtet një moment prekës, pasi nuk është e lehtë të thuash që vitin e ardhshëm nuk do të jem pjesë e garave.

Vitin e ardhshëm jeta ime do të ndryshojë, por e kam shijuar shumë këtë sport dhe jam falënderues për gjithçka” – u shpreh 9 herë kampioni i botës së Moto GP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat