“Schumacher po jeton vetëm falë gruas së tij”

Formula 1

“Schumacher po jeton vetëm falë gruas së tij”

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:42
“Schumacher po jeton vetëm falë gruas së tij”

“Falë punës së mjekëve dhe pranisë së Corinna, e cila donte që ai të mbijetonte, Michael Schumacher është në jetë akoma, edhe pse me pasoja, kundër të cilave ai vazhdon të luftojë. Shpresojmë që kushtet e tij të përmirësohen pak nga pak.”

Këto janë fjalët në një intervistë për Sport Bild të Jean Todt, i cili u kthye për të folur për kushtet e Michael Schumacher dhe marrëdhëniet e tij me familjen e shtatë herë kampionit botëror.

“Corinna nuk e priste diçka të tillë, gjithçka ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por ajo po bën mirë. Unë i besoj asaj” – shtoi Todt, që mban postin e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Ai tregoi edhe njëherë admirim për gruan e Michael dhe për të gjithë familjen Schumacher, tani shtatë vjet e tetë muaj pas aksidentit të skive në shpatet Meribel. Todt flet edhe për djalin Mick:

“Mick është një nga njerëzit që do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe në gruan time Michelle. E gjithë familja Schumacher është shumë e veçantë për ne. Së bashku me Michael ne kemi bërë histori dhe kemi ndërtuar një marrëdhënie të mrekullueshme.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat