Todt: Corinna grua e madhe

Formula 1

Todt: Corinna grua e madhe

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:14
Todt: Corinna grua e madhe

Jean Todt, president i FIA -s, duke folur për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher ka nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm që ka patur Corinna, bashkëshortja e “Mbretit” të Formula 1 në shërimin e tij.

Shtatë herë kampioni i botës pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në Alpet Franceze në vitin 2013. Që atëherë, shëndeti i tij ka qenë një mister.

Todt dhe ish-piloti gjerman krijuan një miqësi të ngushtë edhe pasi Schumacher u largua nga Ferrari në 2006.

Presidenti i FIA-s është një nga njerëzit më të afërt me të dhe familjen e tij.

“Falë punës së mjekëve dhe ndihmës së Corinnas, e cila donte që Michael të mbijetonte (dhe ajo e bëri), por me pasoja. Tani për tani ai po lufton kundër atyre pasojave dhe unë shpresoj se gjërat do të përmirësohen pak nga pak,” – tha Todt për gazetën gjermane “Bild”.

Francezi nxjerr në pah mënyrën në të cilën bashkëshortja e Schumacherit ka arritur të përballojë fatkeqësitë dhe mënyrën se si ajo është kujdesur për familjen e saj.

“Kam kaluar shumë kohë me Corinnan, që kur Michael pati atë aksident të rëndë. Ajo është një grua e madhe dhe ka marrë komandën e familjes. Nuk e prisja që kjo të ndodhte, por kështu ndodhi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër,” – vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat