Kishte frike...

Formula 1

Kishte frike...

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:08
Kishte frike...

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Anglisë në Moto GP, që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstone, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka rrëfyer se për të periudha jashtë pistave ka qenë e vështirë. Ai kreu 3 operacione në shpatull gjatë vitit të kaluar, duke qëndruar 9 muaj jashtë pistave.

“Kisha frikë se kur të rikthesha, nuk do të kisha më një krah normal pas 3 operacioneve.

Në teKishte frike...tor dhe nëntor të vitit të kaluar, isha i pafuqishëm, sa që nuk ngrija dot as një shishe uji. Sforcohesha shumë kur ushqehesha dhe nuk isha në gjendje të lëvizja krahun normalisht. Kisha frikë”, tha Marquez.

Pas atyre 9 muajve plot ankth, piloti u rikthye në pistë: “Motivimi ishte i madh, psi ishte hera e parë që përballesha me një problem të tillë në karrierë. Mund edhe të ndalesha, por në momentet e vështira tregon potencialin tënd. Tani më duhet të vuaj për t’u përmirësuar dhe të fitoj sërish”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat