Hamilton: Zandvoort pistë e panjohur për të gjithë

Formula 1

Hamilton: Zandvoort pistë e panjohur për të gjithë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:11
Hamilton: Zandvoort pistë e panjohur për të gjithë

Lewis Hamilton përgatitet për një fundjavë të vështirë në pistën holandeze të Zandvoort, teksa garon në shtëpinë e rivalit të tij Max Verstappen.

Fundjava nuk nisi shumë mirë për kampionin e botës dhe kryesuesin e botërorit, që pati probleme me makinën e tij Mercedes në sesionin e dytë të provave të lira.

Gjithsesi, Hamilton shprehet optimist, për më tepër që kjo garë zhvillohet në një pistë të panjohur për të gjithë. “Incidenti që patëm të premten nuk është shumë i madh. Ishte e bukur të shihje kaq shumë publik, pasi energjia që vjen nga ata është e madhe dhe të karikon”, tha Hamilton.

“Pavarësisht se garova pak, valtteri bëri më shumë xhiro dhe morëm mjaft të dhëna. Ndjesia për këtë fundjavë është e mirë, do të garojmë në një pistë të panjohur dhe mund të ndodhë gjithçka, pasi të gjithë jemi “fillestarë” në këtë pistë. Kjo do ta bëjë garën interesante dhe me surpriza”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat