Verstappen, i pari

Formula 1

Verstappen, i pari

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:12
Verstappen, i pari

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Zandvoort, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1.

Piloti holandez nuk zhgënjeu fansat e tij, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai dha kohën 1’08”885, rekord për këtë pistë.

Në vendin e dytë u rendit makina Mercedes e Lewis Hamilton, që la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas. Pas tyre u rendit Pierre Gasly me Alpha Tauri, ndërsa dy makinat Ferrari u klasifikuan në vendet 5-6, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Për Verstappen ky ishte “pole” nr.7 i këtij sezoni, duke konfirmuar se është në formë të shkëlqyer. Gjithsesi, diferenca me Hamilton ishte shumë e vogël (vetëm 39 të mijëtat), çka e bën mjaff interesante garën e nesërme (starti ora 15:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat