Ricciardo triumfon në Monza

Formula 1

Ricciardo triumfon në Monza

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:22
Ricciardo triumfon në Monza

Piloti australian Daniel Ricciardo me McLaren fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Ai arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris, një “dopietë” e rëndësishme për McLaren në garën për konstruktorë. Një sukses që mungonte prej vitit 2012 për këtë skuadër.

I treti që preu vijën e finishit ishte Sergio Perez me Red Bull, por u penalizua me 5 sekonda, ndaj në podium u ngjit Valtteri Bottas me Mercedes. Ky i fundit e nisi garën nga vendi i fundit edhe pse dje triumfoi në garën “sprint”, por bëri modifikime në motor.

Prej penalizimit, Perez u “parakalua” edhe nga piloti e Ferrarit, Charles Leclerc dhe zbret i pesti, duke lënë pas Carlos Sainz (Ferrari).

Gjithsesi, gara e sotme u karakterizua nga kontakti mes Lewis Hamilton e Max Verstappen në mesin e saj, duke mbyllur garën para kohe. Komisarët e garës do të hetojnë ngjarjen pas përfundimit të saj.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme për pilotë, asgjë nuk ndryshon, me Verstappen që ruan avantazhin prej 5 pikësh ndaj Hamilton.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat