Befason Rossi

Formula 1

Befason Rossi

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:40
Befason Rossi

Piloti italian Valentino Rossi, ikona e garave të MotoGP, i ka të qarta idetë për të ardhmen. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni (aktualisht garon me Yamaha Petronas).

Gjithsesi, karriera e tij do të vijojë në një kampionat tjetër, në garat Endurance me makina.

“Kam patur mjaft oferta interesante për të ardhmen dhe mendoj se do të kem një program të ngjeshur dhe mjaft të bukur për vitin 2022. Do të garojë në kampionatin Endurance me makinat GT.

Tani më duhet të vendos se në cilën kategori do të jem, me cilën makinë do të garoj”, u shpreh Valentino Rossi për “Corriere Dello Sport”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat