Rikthen në Formula 1 njeriun që nxori kampion Schumacher dhe Alonso

Formula 1

Rikthen në Formula 1 njeriun që nxori kampion Schumacher dhe Alonso

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 13:05
Rikthen në Formula 1 njeriun që nxori kampion Schumacher dhe Alonso

Flavio Briatore, ish-drejtori sportiv i garave të Formula 1, do të rikthehet në këtë sport pas 14 vitesh mungesë. Menaxheri i njohur italian, me të cilin u shpallën kampionë bote në këtë sport pilotët Michael Schumacher e Fernando Alonso (respektivisht me Benetton dhe Renault), pritet të zbarkojë sërish në Formula 1.

Tashmë 71 vjeç, Briatore pritet të ketë një rol tjetër në sportin e garave të automobilzimit.

Ai që ka konfirmuar rikthimin është presidenti i Formula 1, Stefano Domenikali, që është takuar me Briatore. Ky i fundit duket se ka pranuar ofertën dhe përmes një postimi në në rrjetet sociale konfirmoi rikthimin.

Flavio Briatore është një nga menaxherët dhe drejtuesit sportiv më të njohur e të suksesshëm në Formula 1. Ai arriti të shpallë kampionë bote Michael Schumacher (dy titujt e parë në karrierën e tij) si dhe Fernando Alonso (dy titujt e vetëm). Ende nuk dihet roli që ai do të ketë në këtë sport pas rikthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat