Ndëshkohet Lewis Hamilton

Formula 1

Ndëshkohet Lewis Hamilton

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Ndëshkohet Lewis Hamilton

Vjen vendimi zyrtar i komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Brazilit.

Lewis Hamilton sjkualifikohet për parregullsi teknike në Mercedesin e tij dhe do të duhet ta nisë sprintin nga vendi i fundit në rrjet ose nga “pit lane”. Ndërkohë Verstappen merr një gjobë prej 50 mijë eurosh!

DRS e Mercedes “44” ishte më e gjerë se sa lejohej në klasifikimin e së premtes, i kalonte 85 milimetrat e përcaktuara në Rregulloren Teknike të F1, ndaj makina u shpall e parregullt. Delegati teknik i FIA-s, Jo Bauer, ua dërgoi raportin komisarëve.

Komisarët argumentojnë se ndonëse është një gabim i izoluar, duke pranuar Mercedesi nuk po përpiqej të përfitonte, shkelja është e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat