Hamilton për rekord

Formula 1

Hamilton për rekord

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:22
Hamilton për rekord

Një nga sezonet më spektakolarë dhe më të luftuar të Formulës 1, po hyn në sprintin final, pasi kanë mbetur edhe dy gara nga fundi dhe pikërisht në Lindjen e mesme, ku janë planifikuar të zhvillohen ato, do të mësohet edhe kampioni i sezonit 2021.

Max Verstappen ka avantazhin e 8 pikëve në dy garat e fundit, megjithatë Lewis Hamilton ka fituar dy garat paraardhëse dhe ka treguar se ka një makinë vërtetë të shpejtë, që i jep mundësinë të luftojë për të mbrojtur sërish titullin kampion.

Nëse piloti i Red Bull, Max Verstappen ia del të fitojë titullin kampion, atëherë do t’i hapë udhë një ere të re në Formula 1, pasi do të jetë titulli i tij i parë në karrierë dhe në të njëjtën kohë, do të ndalë serinë e katër sukseseve radhazi.

Megjithatë, nëse do të jetë britaniku i Mercedes ai që do të triumfojë, atëherë do të vulosë një rekord historik, pasi do të bëhet piloti me më shumë tituj kampionë në historinë e Formulës 1, plot 8 të tillë ,duke qenë se tani e ndan rekordin me Michale Schumacher, pasi të dy numërojnë nga 7 tituj të fituar.

Lewis Hamilton është aktualisht piloti me më shumë gara të fituara dhe më shumë pole-position, ndaj një tjetër titull kampion, do ta bënte automatikisht edhe pilotin më të titulluar, një rekord absolut, që vështirë se do të mund të thyhej nga të tjerë në të ardhmen.

Dilemat mbi kampionin e ri do të marrin fund shumë shpejt, pasi gara e parë do të mbahet këtë fundjavë në Arabinë Saudite dhe më pas do të jetë sprinti final në Abu Dhabi, ku edhe do të ulet sipari i një sezoni vërtetë spektakolar dhe i luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat