Verstappen thumbon Hamiltonin

Formula 1

Verstappen thumbon Hamiltonin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:12
Verstappen thumbon Hamiltonin

Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në pistën qytetase të Jeda, ku garohet për herë të parë në histori.

Pista e ndërtuar në Arabinë Saudite është e shpejtë dhe gara do të zhvillohet me drita.

Në prag të kësaj gare ka folur kryesueis i renditjes botërore, holandezi i Red Bull, Max Verstappen.

Ai ka thumbuar Hamilton, që ndodhet 8 pikë pas tij në renditje.

“Është normale që ai ka përvojë më shumë se unë në Formula 1, por edhe unë ndihem shumë më i përgatitur dhe ekspert krahasuar me disa vite më parë.

Nuk besoj se përvoja e tij po bën diferencën këtë sezon, pasi do ta kishte fituar titullin”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat