Pranvera Xhaferi lartëson Kosovën, la pa koment meshkujt në Greqi 

Formula 1

Pranvera Xhaferi lartëson Kosovën, la pa koment meshkujt në Greqi 

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:22
Pranvera Xhaferi lartëson Kosovën, la pa koment meshkujt në Greqi 

Kampionja e Kosovës në Drag Race, Pranvera Xhaferi, shkëlqen në garën në Greqi.

Ajo bëri paraqitje të shkëlqyeshme në garën e automobilizmit, duke iu dhënë leksion meshkujve.

Ajo ishte e jashtëzakonshme duke i lënë pa koment meshkujt në një garë interesante. 

“Sot në garat e ‘Drag Race Greqia 2021’ ,  fitova vendin e parë në kategorinë e meshkujve, si dhe një tjetër çmim që morëm pjesë vetëm dy femra me meshkuj.

Falënderoj përzemërsisht kryetarin e federatës greke, si dhe mbarë stafin e sportistët që më dhanë ndihmë teknike rreth makinës një falënderim të veçantë nga larg për komunikimet e ndihmën Gogi Potera (se pata nevojë me intervenu me eliminu një defekt që mu shkaktu në makinë). 

Pasi e rregulluam makinën, në garë kam hyrë me 11.1 sekonda.

Unë isha e përgatitur për një 10 sekondësh të mirë, por këtu në bazë të rregullave pistës isha e detyruar me mbajt 11 sekondshin.

Isha garuesja e vetme shqiptare në Drag,  në kategorinë e meshkujve.

Veç fakti që në këtë pistë një garues i ri ka humbur jetën duke e jetuar ëndrrën e tij, të bën të emocionohesh e të përjetosh ndjenja të përziera.

Por vullneti i hekurt dhe besimi në vete, të bëjnë të vazhdosh përpara dhe të prekësh ëndrrat, e t'i bësh realitet!”, ka shkruar Xhaferi në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat