Hamilton heshtje pas zhgënjimit

Formula 1

Hamilton heshtje pas zhgënjimit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:08
Hamilton heshtje pas zhgënjimit

Lewis Hamilton është në moment të vështirë pas zhgënjimit dy javë më parë në garën e Abu Dhabi, ku humbi mundësinë të fitonte titullin e 8-të kampion bote në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedes nuk komenton apo publikon më asnjë lajm që prej 11 dhjetorit, dita e provave zyrtare në Abu Dhabi.

Heshtje totale, heshtje e frikshme, aq sa britaniku ka vendosur të mos ndjekë më askënd, madje as Mercedes.

Hera e fundit që Hamilton ka dalë në publik ishte kur mori titullin “kalorës” nga Princi Charles, pak ditë pas garës së fundit. Një sinjal ky se ai mund të largohet nga Formula 1, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga Toto  Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat