Hamilton nuk do të rikthehet

Formula 1

Hamilton nuk do të rikthehet

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:16
Hamilton nuk do të rikthehet

Ish-shefi ekzekutiv i Formula One Group, Bernie Ecclestone, beson se Lewis Hamilton nuk do të rikthehet në këtë sport më.

Ecclestone e ndjen se natyra e triumfit të Max Verstappen, dke e kaluar Hamiltonin në rrethin e fundit të garës së fundit të sezonit, ka pasur një ndikim të madh emocional te britaniku.

“Nuk mendoj se do të rikthehet. Mendoj se nuk do të garojë vitin e ardhshëm. Zhgënjimi i tij në Abu Dhabi ishte shumë i madh dhe e kuptoj atë.

Tani, i barazuar me shtatë tituj me Michael Schumacher, është koha perfektë për të që ta përmbush ëndrrën e tij dhe të bëhet sipërmarrës i modës.

Ditë më parë bisedova me babain e tij dhe e kuptova menjëherë se nuk dëshironte të bisedonte për të ardhmen e djalit të tij, kështu që ne biseduam vetëm për bizner” deklaroi Ecclestone.

Hamilton ende nuk ka folur për media pas garës dramatikë gati dy javë më parë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se po e konsideron pensionimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat