Shokon legjenda e Formula 1

Formula 1

Shokon legjenda e Formula 1

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:14
Shokon legjenda e Formula 1

Humbja e titulli kampion në Abu Dabi, ka hapur një plagë të rëndë për Luis Hemilton, aq sa ai ka ndërprerë çdo kontakt me federatën dhe gjithçka tjetër me këtë lloj sporti.

Ajo që ka shokuar mediat është  deklarata e Berni Eçelestones. Ish-drejtuesi i Formula 1 tha për mediat se anglezi do të tërhiqet pas humbjes së titullit në Abu Dabi.

“Kam folur me babain e tij Entoni. Nuk mendoj se do të kthehet përsëri për të garuar vitin tjetër. Humbja në Abu Dabi ishte shumë e madhe për të dhe e kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet.”

“Tani që ai ka 7 tituj kampionë, po aq sa Shumaker mendoj që është momenti që ai t’i përkushtohet ëndrrës për tu bërë një sipërmarrës mode”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat