Rossi hyn në karantinë

Formula 1

Rossi hyn në karantinë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:56
Rossi hyn në karantinë

Viti 2022 nuk ka nisur ashtu si duhet për legjendën e MotoGP, Valentino Rossi, që nuk do të marrë pjesë në garën 12-orëshe me makina që zhvillohet në Abu Dhabi (Pista e Yas Marina).

Piloti italian ka patur kontakt të afërt me një person që ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe, për pasojë, është detyruar të vetizolohet, duke hyrë në karantinë.

Rossi duhet të garonte më 8 janar me makinën Ferrari 488 GT3 bashkë me mikun e tij të ngushtë Alessio Salucci dhe të vëllanë, Luca Marini. Por ky debutim sezonal është shtyrë dhe në vend të Rossi do të garojë piloti David Fumanelli.

Testet do të zhvillohen sot pasdite dhe gara do të nisë të shtunën e përfundojë ditën e diel (12 orë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat