Në ekranin e madh pritet të publikohet këtë vit një film që ka si tematikë sportin e Formula 1

Formula 1

Në ekranin e madh pritet të publikohet këtë vit një film që ka si tematikë sportin e Formula 1

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:44
Hamilton

Në ekranin e madh pritet të publikohet këtë vit një film që ka si tematikë sportin e Formula 1.

Apple TV+ thuajse ka mbyllur të gjitha bisedimet për të xhiruar një film për garat e automobilizmit dhe si protagonist do të jetë aktori i njohur Bred Pit.

Bëhet fjalë për një ish-pilot të Formula 1, në pension, që luan rolin e këshilltarit për një talent të garave. Mësohet se skenari është përgatitur nga Ehren Kruger, që ka bashkëpunuar edhe më parë me Bred Pitin, ndërsa regjisor do të jetë Josef Kosinksi.

Formula 1 nuk është përfshirë ende në xhirimin e këtij filmi, por mësohet se Luis Hamilton është shprehur i gatshëm të jap ndihmën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat