Esktrom, befasia më e madhe e etapës

Formula 1

Esktrom, befasia më e madhe e etapës

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:24
Esktrom, befasia më e madhe e etapës

Matias Ekstrom, është befasia e etapës së 8-të në relin “Dakar 2022”, e cila u zhvillua nga Al Daadimi e deri më Vadi Ad Davasir.

Me këtë rast, pilotët e skuadrës së “Audi”, arritën që të ndalën në dy vendet e para, pasi që menjëherë pas suedezit Esktrom, me vonesë prej 49 sekondave erdhi Stefan Peterhansel.

Dyshja e skuadrës gjermane, dominoi konkurencën, duke lënë në vendin e tretë Sebastian Loebin dhe Karlos Saincin në vendin e katërt. Ky i fundit ka vështirësi në “Dakar 2022”, pasi që është në vendin e 18-të në renditjen e përgjithshme, e cila drejtohet nga Naser Al Atijah.

Ndërkohë në konkurencën e motoçikletave, më i shpejtë ishte Sem Sanderlend, i cili zgjëroi epërsinë në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë të etapës së tetë u ndal Pablo Kuantanilja, para Matias Voknerit në vendin e tretë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat