FIA njofton nisjen e hetimeve

Formula 1

FIA njofton nisjen e hetimeve

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:40
FIA njofton nisjen e hetimeve

Ben Sulajem, presidenti i ri i FIA-s, ka njoftuar hapjen e hetimeve për xhiron e fundit në Çmimin e Madh të Abu Dabit, garë që prodhoi polemika të forta, me Maks Vershtapenin që i rrëmbeu titullin kampion Luis Hamiltonit.

Ndërkohë, më 19 janar, në FIA gjithashtu do të diskutohen edhe rregullat e makinës së sigurisë. Federata Internacionale e Automobilizmit ka bërë të ditur nisjen e një hetimi të detajuar për episodet e ndodhura në Abu Dabi, garë që rezultoi vendimtare për Botërorin. Interpretimi i rregullores nga “Safety Car” bëri që postgara të mbyllej me akuza dhe deklarata të forta, teksa skuadra Mercedes kontestoi hapur sjelljen e drejtorit të garës Majkëll Masi.

Eventi, siç dihet, u mbyll me fitoren e holandezit Maks Vershtapen, i cili parakaloi në xhiron e fundit Luis Hamiltonin, duke u shpallur kampion bote për herë të parë në karrierë. Vendimi përfundimtar pritet që të dalë më datë 18 mars.

Presidenti Ben Sulajem do të konsultohet si me skuadrat ashtu edhe me pilotët për të pasur një panoramë më të qartë për atë që ndodhi në asfaltin e Abu Dabit. Një analizë e thellë do të bëhet edhe mbi makinën e sigurisë dhe përdorimin e saj në gara.

Mësohet se Sulajem ka kërkuar gjithashtu që të rishikohet e gjithë struktura organizative për të pasur një përmirësim për sezonin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat