Wolff: E vështirë ta pranojë humbjen

Formula 1

Wolff: E vështirë ta pranojë humbjen

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:04
Wolff: E vështirë ta pranojë humbjen

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh se ka kohë që nuk e ka takuar 7 herë kampionin e botës në Formula 1, britanikun Lewis Hamilton.

Ky i fundit ka ende edhe dy vite kontratë me makinën gjermane, por pas zhgënjimit në garën e fundit në Abu Dhabi, ka mbyllur çdo kontakt në rrjetet sociale dhe mund të tërhiqet nga sporti.

Gjithsesi, Wolff shpreson të rivendosë urat e komunikimit me pilotin britanik:

“Do të takohemi në shkurt, por jo për të pirë tekila. Kemi pirë shumë në pistën e Yas Marina, pas zhgënjimit në garën e fundit”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë pengese ka përpara Lewis, pasi është pista ajo që flet më së miri për punën e tij.

Për atë do të jetë i vështirë të pranojë gjithçka ndodhi në pistë në garën e fundit, për sa kohë nuk dime diferencën mes të drejtës dhe të gabuarës. Ka nevojë për kohë”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat