Mick i “shkel syrin” Mercedesit

Formula 1

Mick i “shkel syrin” Mercedesit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:04
Mick i “shkel syrin” Mercedesin

Mick Schumacher përgatitet për sezonin e dytë në Formula 1 me makinën amerikane Haas.

Piloti i ri gjerman ka folur për dominimin e Mercedes dhe faktit se me këtë makinë, gjatë viteve të fundit mund të kishte fituar kushdo.

“Në Formula 1 të gjithë ata që pilotojnë e kanë merituar atë vend. Nuk mund të thuash se kushdo mund të fitojë me Mercedes, për sa kohë nuk je vetë brenda dhe nuk e provon. Nga jashtë nuk mund të japësh asnjë opinion konkret edhe pse Mercedes është makinë e shpejtë”, tha Mick Schumacher.

Për sa i përket vitit 2022, ai shton: “Shpresoj që të jemi më të shpejtë këtë vit dhe të duelojmë më shumë me rivalët. Uroj që të kemi mundësi të hyjmë në zonën e pikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat