Çfarë kërkon Hamiltoni?

Formula 1

Çfarë kërkon Hamiltoni?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:55
Çfarë kërkon Hamiltoni?

Mercedes nuk e ka fshehur kurrë zhgënjimin e saj pas humbjes së titullit kampion për pilotë në garën e fundit të botërorit 2021 në Formula 1. Situata e ndërlikuar bëri që Lewis Hamilton të jetë në një periudhe reflektimi nëse do të rikthehet në pistë apo jo, teksa ende nuk dihet e ardhmja e 7 herë kampionit të botës.

“Zhgënjimi për atë garë është ende i madh.

Si Lewis ashtu edhe ne jemi të zhgënjyer nga ajo që ndodhi në pstë. Do të duhet kohë për të harruar atë që ndodhi në Abu Dhabi, madje nuk do ta kapërdijmë atë zhgënjim. Sidomos Lewis, që evuan më shumë nga të gjithë”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

“Ajo që ndodhi në xhiron e fundit vuri në dyshim madhështinë e Hamilton.

Ai e përgëzoi Max për fitoren e garës dhe të titullit. Gjithsesi, ai kërkon një garanci për t’u rikthyer në pistë, që kompeticioni të jetë i ndershëm. Dhe ne do t’ia japim atë që ai dëshiron, për ta patur sërish mes nesh”, tha Wolff.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat