Pirelli prezanton gomat e reja

Formula 1

Pirelli prezanton gomat e reja

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:12
Pirelli prezanton gomat e reja

Sezoni 2022 i Formula 1, përveç makinave të reja që do të shohim në pistë edhe gomat Pirelli që do të përdorin njëvendëshet janë të reja. Ato do të jenë më të vogla se gomat e vitit të kaluar (18 polëshe), duke shtuar spektaklin e parakalimet në pistë, që është objektivi kryesor i drejtuesve të Formula 1.

“Kemi bashkëpunuar me skuadrat për të patur një përshtatshmëri sa më të madhe në pistë.

Kemi kohë që kemi bërë teste, madje dhe skuadrat kanë patur mundësi t’i testojnë ato. Pilotët na kanë kërkuar një gomë që degradon më pak dhe që nuk nxehet shpejt, për të patur më shumë duele në pistë”, tha Mario Isola, përgjegjësi i Pirelli në Formula 1.

Falë gomave të reja pritet që edhe strategjitë e garës të jenë të ndryshme, ndaj shumica e garave do të jenë me 1 dhe 2 ndalesa për ndërrimin e gomave. Gomat dhe makinat më të vogla lejojnë më shumë parakalimet, por tashmë është koha pr të parë realisht në pistë se sa do të ndryshojë Formula 1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat