Formula 1 e dashuruar me Amerikën

Formula 1

Formula 1 e dashuruar me Amerikën

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Formula 1 e dashuruar me Amerikën

Vitin tjetër mund të zhvillohen tri gara të Formula 1 në Amerikë. Pas pistave të Austin dhe Majemi, në kalendarin e garave për vitin 2023 pritet të jetë edhe një tjetër garë qytetase, ajo e Las Vegas.

Vendimi zyrtar pritet të jepet në gjysmën e parë të këtij viti, ndërkohë që bisedimet mes Formula 1 dhe Komisionit të Sportit në Nevada kanë kohë që kanë nisur.

Në rast se gjërat nuk mbyllen brenda afateve të kërkuara nga FIA, atëherë gara e Las Vegas do të jetë në kalendarin e vitit 2024. Konfirmohet se bëhet fjalë për një garë qytetase, në rrugët e Las Vegas, duke kaluar në disa nga zonat dhe kazinotë më të njohura të këtij qyteti. Një pistë që mund të jetë deri në 2km e gjatë.

Drejtuesi e Formula 1 kanë qenë disa herë në Las Vegas për të parë zonat e mundshme ku mund të “ndërtohet” një pistë qytetase. Në vitet 1981 dhe 1982 në këtë qytet janë zhvilluar dy gara, në zonën e parkimit të hotelit të famshëm Caesars Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat